Telegrafi

Neymari kërkon katër transferime të mëdha nga PSG për ta lënë Barçën

Neymari ka kërkuar katër transferime të mëdha nga PSG nëse ai do të largohet nga Barcelona.

Babai dhe agjenti i brazilianit, Neymar Snr, ka qenë në bisedime të gjera me zyrtarët e PSG gjatë dy javëve të fundit, ndërsa transferimi rekord i djalit të tij, 222 milionë euro, shkon në afërsi të realitetit.

Lexo po ashtu Motta: Do ta presim Neymarin me duar të hapura

Sipas gazetës franceze Le Parisien, në mesin e kërkesave të Neymarit është një ekip konkurrues, me listën e blerjeve të katër lojtarëve që u dorëzohet drejtorëve të PSG-së.

Foto ilustruese: Coutinho, Neymar, Sanchez

I pari, Daniel Alves, tashmë ka ardhur nga Juventusi dhe Neymar gjithashtu dëshiron që PSG të sulmojë të Ligën Premier, ku synimet kryesoret janë mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho dhe sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Lexo po ashtu Marca: Neymar është pajtuar me kushtet e PSG-së

Ndërsa, lojtari i katërt i kërkuar nga ylli brazilian është i panjohur për redaksinë e gazetës franceze.

Neymar ka kërkuar gjithashtu që të lihen mënjanë planet për të shitur mikun e tij të mirë Lucas Moura. /Telegrafi/