Kriza botërore si pasojë e pandemisë së coronavirusit mund t’i shërbejë kampionit të Ligue 1, Paris Saint-Germain.
Kjo për faktin se dy yjet kryesore të skuadrës, Neymar dhe Kylian Mbappe, pritet të mbesin në Parc de Princes.
Kthimi i sulmuesit brazilian te Barcelona është duke u përfolur qe një kohë të gjatë, ndërsa është pritur që të realizohet gjatë afatit të sivjetmë veror.
Mirëpo, kriza financiare që i ka kapluar klubet mund t’ua pamundësojë katalunasve që ta bëjnë transferimin e shtrenjtë.
E njëjta situatë është edhe me Mbappe, i cili në rast të transferimit pritet ta thyejë rekordin botëror. Megjithatë, klubet e interesuara, sidomos Real Madridi, vështirë se do të mund ta realizojnë transferimin në afatin e ardhshëm kalimtar. /Telegrafi/