Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka folur për rivalin më të madh të skuadrës së tij, Real Madridin.
Në një intervistë dhënë CNN-it, sulmuesi brazilian ka befasuar të gjithë duke zgjedhur mbrojtësin Marcelo, si futbollistin më të mirë të Real Madridit, por ka respekt të madh edhe për treshen BBC.
“Unë do të them Marcelo. Pse? Sepse ai është miku im! Jo edhe Cristiano? Jo, unë do të zgjedh Marcelon”, ka deklaruar fillimisht Neymar për CNN.
“Cristiano Ronaldo e ka fituar Topin e Artë katër herë dhe Bale është duke pasur një sezon të madh. Benzema është sulmues i madh që unë mendoj se është një superyll”, përcjell Telegrafi.
“Ata janë futbollistë yje të cilët janë të respektuar. Kjo është një betejë e mirë, një betejë të shëndetshme të cilat ne kemi në El Clasico”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/