Ylli i Barcelonës, Neymar ka përsëritur edhe një herë se ai beson se Philippe Coutinho nuk do të ketë asnjë problem të përshtatet me klubin katalanas, teksa ka treguar edhe kush është idhulli i tij në futboll.
Coutinho ka ardhur në hapa të mëdhenj që nga transferimi i tij në Liverpool në janar të vitit 2013 nga Inter, me mesfushorin sulmues që tani konsiderohet në mënyrë të vendosur si një nga yjet më të mëdhenj të Evropës.
Si rezultat i shfaqjeve të tij të mira gjatë katër viteve të fundit, Coutinho – i cili ende nuk ka shënuar një gol në ligë në vitin 2017 – ka qenë subjekt i shumë spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij.
Në fillim të sezonit, Coutinho u lidh shumë me një kalim te Barcelona dhe Paris Saint-Germain, por ai përfundoi duke nënshkruar një kontratë të re kohët e fundit me Liverpoolin.
Pavarësisht nga kjo, Neymar ende e sheh një të ardhme për bashkëkombësin e tij në Camp Nou dhe beson se ai do të kishte sukses.
“Një lojtar i Ligës Premier që unë do të doja që të kem në Barcelonë është Coutinho”, është cituar Neymar nga Daily Mail.
“Unë besoj se Philippe Coutinho është një lojtar që do të përshtatet krejtësisht në Barcelonë”, transmeton Telegrafi.
“Idhulli im, përgjithmonë është Robinho dhe ai është ende duke luajtur. Por, një lojtar që kam admiruar shumë që kur kam ardhur në Barcelonë është Messi”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/