Ylli i Barcelonës, Neymar, u ka thënë shokëve të tij se Manchester United dhe Chelsea janë në kontakt me të.
Neymar ka nënshkruar rinovimin me Barcelonën në tetor.
Megjithatë, duket se kjo nuk ka zbrapsur interesimin nga Anglia për të.
“Daily Record” thotë se Neymar u ka bërë me dije atyre që janë pranë tij se United dhe Chelsea kanë testuar përkushtimin e tij te Barcelona.
Neymar është i frustruar që është i treti më i rëndësishmi pas Messit dhe Suarezit.
Po ashtu, Neymar po nxitet shumë nga babai i tij, i cili ka ende telashe të mëdha me evazion fiskal në Spanjë dhe Brazil.
Aktualisht Neymar mbetet te Barca, por spekulimet për të do të kthehen shumë shpejt. /Telegrafi/