Neymar është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Sulmuesi brazilian ka zyrtarizuar sot (e enjte) transferimin e tij nga Barcelona te Paris Saint-Germain, transferim ky që kushtoi plot 222 milionë euro.
Më këtë transferim, Neymar bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke ia marr primatin Paul Pogbas, i cili kaloi vitin e kaluar nga Juventusi te Manchester Unitedi.
Transferimi i Pogbas i kushtoi Djajve të Kuq 105 milionë euro, ndërsa vendi i tretë është i rezervuar nga Gareth Bale, i cili u transferua për 101.8 milionë euro nga Tottenhami te Real Madridi.
Në ‘Top 10’ të transferimeve më të kushtueshme hyjnë edhe transferimet e sivjetme si ai i Romelu Lukakut dhe Alvaro Moratas.
Më poshtë Telegrafi iu sjell dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit. /Telegrafi/