Telegrafi

Neymar i thotë Coutinhos: Mos shko te Barcelona

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, besohet se e ka këshilluar yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho që të mos shkojë te Barcelona.

Edhe pse Coutinho ka kërkuar të largohet nga Anfield, The Reds kanë refuzuar ofertat për të.

Sipas Estadao, teksa ai është në angazhim me kombëtaren e Brazilit, por Neymar i ka thënë bashkëkombasit të tij se Liverpooli po i bën favor duke e pritur e duke mos lejuar të largohet.

“Neymar i ka thënë Coutinhos në një bisedë se ai nuk do të pendohet që zgjodhi Liverpoolin dhe vendimin e tyre për ta mbajtur larg prej Barcelonës”, u shpreh Neymar në bisedë me Coutinhon.

Neymar u largua nga Barcelona për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh. /Telegrafi/