Site icon Telegrafi

“Neymar do ta fitojë Topin e Artë”

Ish-trajneri i Brazilit, fituesi i Kupës së Botës, Luiz Felipe Scolari ka mbështetur Neymarin në garën e më të mirit në botë, duke thënë se sulmuesi është një fenomen dhe në të ardhmen do ta fitoj Topin e Artë.

Felipao, i cili udhëhoqi ‘Selecaon’ drejt titullit të pestë botëror në vitin 2002, ka qenë duke shijuar suksesin e brendshëm dhe kontinental në Kinë me Guangzhou Evergrande që përfunduan në vendin e parë duke u shpall kampion i Superligës Kineze.

Lexo po ashtu Këta janë 10-të futbollistët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave (Foto)

Ish-trajneri i Chelseat beson se ylli i Barcelonës, Neymar së shpejti do të kurorëzohet si lojtar më i madh në botë, duke fituar kështu Topin e Artë.

“Unë besoj [se Neymar do ta fitojë Topin e Artë], por jo tani”, ka thënë fillimisht Scolari për EFE, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pogba: Këta katër futbollistë mund ta thyejnë hegjemoninë e Messit dhe Ronaldos

“Do të thosha se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi sërish do të konkurrojnë për çmimin, por në dy vite e ardhshme Neymar do të jetë në nivelin e tyre dhe besoj se ai do të mund të rrëzoj njërin nga ta”.

“Neymar është një fenomen”, përfundoi trajneri brazilian. /Telegrafi/

Scolari e njeh mjaft mirë Neymarin
Exit mobile version