Emri i Neymarit është lidhur së fundmi me Real Madridin, por këto zëra i ka mohuar ylli brazilian.
26-vjeçari ka kritikuar të gjithë ata që flasin pa baza drejt tij, por i ka siguruar së nëse ka diçka konkrete ai nuk e ka problem ta bëjë publike.
“Ka gjithmonë spekulime për mua, rreth asaj kur do të largohem apo do t’i bashkohem një klubi”, ka thënë Neymar për Canal+.
“Por, ende nuk ka konkrete. Kur ka diçka të sigurt, do të flas me të gjithë. Jam i vetëdijshëm për çdo gjë që më rrethon, keq dhe mirë”.
“Së fundmi jam akuzuar se kam marrë drogë për natën e Vitit të Ri. Jam një atlet i madh, pak i çmendur, por nuk jam budalla. Në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur sepse ju po flisni për mua, është ashtu sepse kamë shumë kualitete dhe jam një nga më të mirët”.
Braziliani foli edhe për komentet kur e kritikon se reagon më shumë sa që duhet pas një faulli nga lojtari kundërshtar:
“Kam vuajtur nga shumë ndërhyrje të palejuara në Kampionatin Botëror dhe nëse i shikoni ato momente, më së shumë ishin goditje. Nuk ishin taktike dhe unë jam i vetmi që kam pësuar faullet”.
“Jam i kënaqur se si jam adaptuar në futbollin francez, është më lehtë sa që kam pritur pasi Ligue 1 nuk është La Liga. Me qytetin më ka marrë më shumë kohë të adaptohem, kam vuajtur për një kohë, por tani ndihem si në shtëpi”, ka shtuar braziliani. /Telegrafi/