Site icon Telegrafi

Neymar mund të rikthehet te Barcelona përmes planit të një klubi saudit

(Foto: Instagram/neymarjr)

Neymar ka akoma mundësi të shkojë te Barcelona këtë verë, meqenëse një klub saudit dëshiron ta transferojë brazilianin dhe pastaj ta huazojë te katalunasit.

Sulmuesi e ka njoftuar Paris Saint-Germainin se dëshiron të largohet gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa dëshira e tij është rikthimi në Camp Nou.

Mirëpo, duke marrë në konsideratë situatën financiare të Blaugranëve, ata e kanë të vështirë ta realizojnë transferimin.

Lexo po ashtu Neymar i dërgon letër largimi PSG-së

Sipas Sport, një klub saudit mund të luajë një rol të rëndësishëm në realizimin e dëshirës së tij. Klubi (emri i të cilit nuk është bërë i ditur) planifikon të nënshkruajë me Neymar dhe menjëherë ta huazojë në La Liga.

Në këtë rast, paga e tij do të paguhej në tri pjesë: Katalunasit do të paguanin një përqindje, ndërsa pjesa tjetër do të vinte nga PSG, si dhe nga përfitimet e një ndeshjeje miqësore që Barca do ta zhvillonte në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Exit mobile version