Telegrafi

Neymar, Marcelo dhe Casemiro i hedhin benzinë zjarrit, flasin për të ardhmen e yllit të Barçës? (Video)

Të gjithë sytë ishin kthyer nga Neymar në orët e para të së dielës.

Në takimin ndaj Real Madridi në El Clasicon e Miamit cdo hap i brazilianit u regjistrua nga kamerat e stadiumit ‘Hard Rock’.

Lexo po ashtu Tërheqje flokësh, ndërhyrje të ashpra, e inate mes lojtarëve: Ana e errët e miqësores se Realit dhe Barçës në Miami (Video)

Për një moment Neymar u kap duke biseduar me Casemiron dhe Marcelo, e gjitha kjo duke mbuluar gojën që mos të lexoheshin buzët e tyre.

Menjëherë mediat kanë aluduar se mes brazilianëve është folur rreth një kalimi të mundshëm të yllit të Barcelonës te Paris Saint-Germain.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-3 në të mirë të klubit katalunas. /Telegrafi/