Të gjithë sytë ishin kthyer nga Neymar në orët e para të së dielës.
Në takimin ndaj Real Madridi në El Clasicon e Miamit cdo hap i brazilianit u regjistrua nga kamerat e stadiumit ‘Hard Rock’.
Për një moment Neymar u kap duke biseduar me Casemiron dhe Marcelo, e gjitha kjo duke mbuluar gojën që mos të lexoheshin buzët e tyre.
Menjëherë mediat kanë aluduar se mes brazilianëve është folur rreth një kalimi të mundshëm të yllit të Barcelonës te Paris Saint-Germain.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-3 në të mirë të klubit katalunas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SXpA8rijMrI