Telegrafi

Neymar i lumtur te PSG, por nuk përjashton Realin si mundësi për të ardhmen

Neymar gjatë ndeshjes PSG-LFC (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Neymar edhe një herë është kthyer te flasë rreth të ardhmes së tij, ai nuk e përjashton Real Madridin si një mundësi.

Braziliani ka thënë se është i lumtur te Paris Saint Germaini, por nuk i dihet asnjëherë të ardhmes.

“Real Madridi është një nga klubet më të mëdha në botë dhe çdo lojtar dëshiron të luajë aty”.

Neymar në duel me Robertsonin gjatë ndeshjes PSG-LFC në fazën e grupeve të LK-së (Foto: (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Jam i lumtur në Paris, jam më të vërtetë mirë, por askush nuk e di të ardhmen”.

“Nuk po them që do të luaj për Real Madridin. Tashmë kam luajtur për Barcelonën dhe ajo ishte një ëndërr që kur isha fëmijë”, ka thënë Neymar për Esporte Spectacular.

Aktualisht ylli i PSG-së është duke u riaftësuar nga lëndimi në këmbë dhe nuk pritet të kthehet në fushën e blertë deri nga mesi i prillit.

Neymar këtë sezon për skuadrën franceze në 23 ndeshje në të gjitha garat ka arritur të shënojë 20 gola. /Telegrafi/