Neymar thuhet se i ka kërkuar Paris Saint-Germainit që ta transferojë Lionel Messin, ndërsa drejtori sportiv, Leonardo, është duke kontaktuar me përfaqësuesit e argjentinasit.
33-vjeçari ia ka bërë të qartë klubit katalunas se dëshiron të largohet, ndërsa tashmë disa prej klubeve potenciale i kanë nisur përpjekjet për të siguruar shërbimet e tij.
Messi dhe Neymar, të cilët kanë luajtur bashkë në Camp Nou gjatë viteve 2013-2017, thuhet se kanë biseduar me njëri-tjetrin gjatë kësaj jave, ndërsa braziliani dëshiron që ish-bashkëlojtari i tij të transferohet në Parc de Princes.
Sipas Sky Sports, Leonardo ka kontaktuar me përfaqësuesit e Messit, të cilët i ka pyetur lidhur me situatën e kontratës së tij me Barcelonën.
Nga ana tjetër, AS ka raportuar drejtori i PSG-së ka dashur të mësojë për klauzolën që e lidh akoma argjentinasin me katalunasit dhe paqartësitë lidhur me kontratën aktuale, si edhe çfarë page dhe çfarë kohëzgjatje e dëshiron superylli kontratën e re.
Manchester City, Manchester Unitedi dhe Interi janë klubet tjera të interesuara për Messin. /Telegrafi/