Neymar ka folur para gazetarëve duke dhënë komentet edhe për jetën e tij.
Ai ka thënë se është vetëm 24 vjeç dhe ka drejt të shkojë në diskotekë herë pas here.
“Problemet personale janë të mijat. Jam shumë i qetë, kam edhe unë gabime, nuk jam perfekt”.
“Pse unë nuk mund të shkojë në disko të kërcejë? Unë i kam vetëm 24 vjet dhe edhe ju në këtë moshë keni qenë njëjtë”, u tha Neymar gazetarëve.
Ai foli dhe për lojtarin e shumëpërfolur ditëve të fundit, brazilianin e ri Gabriel Jesus.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe do të ishte i lumtur në Barcelonë, pasi është klubi më i madh në botë”.
“Kurrë nuk më ka pëlqyer të flas për veten. Ne kemi lojtarë të mëdhenj, por varemi nga Messi. Nuk më vjen turp të them se luaj për të, pasi ai është më i miri”, ka thënën Neymar në konference. /Telegrafi/