Telegrafi

“Neymar është mashtrues dhe i poshtër” – legjenda gjermane më fjalë të rënda për brazilianin pasi u largua drejt Arabisë Saudite

Mesfushori legjendar gjerman dhe ish-anëtari i Bayern Munich dhe Real Madridit, Paul Breitner, tani 71 vjeç ka qenë i ashpër me kritika ndaj Neymar pasi sulmuesi brazilian u largua nga PSG dhe shkoi te Al Hilal.

Klubi saudit pagoi për transferimin e tij rreth 100 milionë euro, ndërsa për dy vite sa do të luajë, ai do të marr 400 milionë euro.

“Faleminderit, të dashur sauditë, që bletë zotin Neymar, i cili ka qenë një nga futbollistët më të poshtër në vitet e fundit në këtë planet. Një nga futbollistët më të mëdhenj që vetëm aktron, i cili vetëm rrëzohet. I keq! Një personazh shumë i poshtër. Më duhet të them: faleminderit shumë, nuk kemi nevojë ta durojmë më”, ka thënë Breitner në një intervistë për Blickpunkt Sport.

Breitner fitoi 11 trofe me Bayernin dhe Realin dhe ishte kampion bote (1974) dhe evropian (1972) me Gjermaninë Perëndimore.

Neymar po largohet nga Evropa pas 10 vitesh. PSG e bleu atë në vitin 2017 nga Barcelona me një kompensim prej 222 milionë eurosh. Kështu u bë dhe mbeti futbollisti më i shtrenjtë ndonjëherë.

Por në gjashtë vjet në PSG, ai luajti vetëm 186 ndeshje. Ai humbi më shumë se 100 prej tyre për shkak të lëndimeve.

Aventurën te PSG  e mbylli me 105 gola dhe 76 asistime./Telegrafi/