Neymar thuhet se është i gatshëm të bëjë kërkim-falje publike për tifozët e Barcelonës në një përpjekje për të siguruar kthimin e tij në Camp Nou këtë verë.
Futbollisti brazilian shpreson të largohet nga Paris Saint-Germain në këtë afat kalimtar, vetëm dy vjet pasi ai u largua nga Barcelona për tek francezët në një lëvizje rekord botëror prej 220 milionë eurosh.
Sipas gazetës katalunase Sport, transferimi la një shije të hidhur tek tifozët e Barçës dhe tani Neymar është gati të rindërtojë ura duke kërkuar falje për largimin e tij.
Në raport, thuhet se Neymar ishte larguar shkaku i joshjes nga paratë e ofruara nga klubi i Ligue 1, si dhe shansi për të udhëhequr revolucionin e tyre.
Por, pas dy eliminimeve në 1/16-tën në Ligën e Kampionëve, braziliani thuhet se ka arritur në përfundimin se PSG është jashtë konkurrimit me garën elitare të Evropës.
Pra, për të vulosur një kthim në Kataluni, Neymar tani besohet të jetë i gatshëm të pranojë publikisht se ai ka bërë një gabim duke u larguar, siç ka bërë në mënyrë private me disa nga shokët e tij të mëparshëm të ekipit.
Duket se ai do të mirëpritet përsëri me duar të hapura nga skuadra aktuale e Barcelonës, me Arthur dhe Philippe Coutinho që kohët e fundit kanë thurë elozhe për yllin brazilian. /Telegrafi/