Forma e Neymarit ka bërë që ai të shihet si një fitues i Topit të Artë në të ardhmen, por sulmuesi i Barcelonës këmbëngul se ai nuk ka asnjë nxitim për të kërkuar këtë çmim.
Braziliani u transferua në Evropë në vitin 2013 me qëllimin e gjetjes së një platforme në të cilën ai do të ngrite lojën e tij në një nivel tjetër.
Këtë edhe e ka bërë me Barcelonën, ku ka arritur të fitoj kampionatin spanjoll dhe Ligën e Kampionëve, teksa golat e tij asnjëherë nuk kanë munguar, por çmimet individuale si ‘Topi i Artë’ ende nuk janë fituar nga Neymar.
“Dua ta fitoj Topin e Artë, por unë nuk kam asnjë nxitim për ta bërë këtë”, ka thënë fillimisht Neymar për Sport Express.
“Ky është një nga objektivat e mia, diçka që unë e ëndërrojë, por ambicia personale nuk është arsyeja pse unë luaj këtë lojë”, përcjell Telegrafi.
“Unë luaj sepse unë e dua këtë dhe gëzohem kur e ndihmoj ekipin dhe kur i bëj tifozët e lumtur”.
Neymar gjithashtu ka folur edhe për bashkëlojtarët e tij, Lionel Messi dhe Luis Suarez, për të cilët ka thënë se i admiron.
“Në fushë, ne plotësojnë njëri-tjetrin për tu përsosur. Ata janë lojtarët që unë i admiroj”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/