Vetëm një vit pasi u shit për një rekord shume prej 222 milionë eurove nga Barcelona në PSG, sepse nuk ishte më në gjendje të jetojë në hijen e Lionel Messit, tani po lutet që të kthehet sërish në Nou Camp.
E përditshmja sportive spanjolle, “El Mundo Deportivo” ka raportuar sot se braziliani vazhdimisht po iu shkruan mesazhe ish-shokëve se dëshiron të kthehet te blaugranat.
“Braziliani po ndryshon dhe po e konsideron një rikthim të mundshëm te Barca”, ka thënë një burim i afërt për këtë medium.
Nasser Al-Khelaifi i kishte premtuar Neymarit se do të ndërtojë një ekip që do t’i përshtatet atij dhe do të fitojë Ligën e Kampionëve.
Duke pasur parasysh faktin se në vitet e fundit përkundër investimeve të mëdha, PSG po vazhdon të dështoj të gjej veten në nivelet e larta të Ligës së Kampionëve, kjo po bën që lojtari të mos jetë as në listën e ngushtë për të fituar Topin e Artë.
Arsyeja më e fundit për të mos qëndruar në Paris është edhe ngritja në karrierë e talentit, Kylian Mbappe. Kur Neymar arriti ta lë nën hije Edinson Cavanin, tash së fundi po lind një hero i ri te parisienët si Mbappe.
Ndryshe, Neymar është edhe në listën e ngushtë të skuadrës tjetër spanjolle, Real Madridi, i cili e sheh si pjesë e një grupi të ri të galaktikëve. /Telegrafi/