Telegrafi

Neymar beson se CR7 ndryshoi futbollin italian: Do të jetë Serie A që e kam shikuar si fëmijë

Superylli botëror, Neymar, beson se Cristiano Ronaldo e ka ndryshuar futbollin italian pas transferimit të tij te Juventusi nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ju bashkua klubit nga Torino për një shumë prej afro 120 milionë eurosh duke deklaruar se “dëshiron të shkruajë historinë e Juventusit”.

(Foto: Getty Images)

Neymar, i cili hodhi poshtë spekulimet e një kalimi te Reali, ka thënë se ai po qëndron në PSG, dhe se po ashtu Ronaldo do të ketë impakt masiv në Serie A.

“Mendoj se Cristiano Ronaldo do ta ndryshojë futbollin italian. Do të jetë sërish futbolli italian që unë e kam shikuar kur isha fëmijë sepse Cristiano Ronaldo është lojtar i madh”.

“Ai është legjendë e futbollit, një gjeni”.

“Më vjen mirë për vendimin e tij. Mendjo se ishte vështirë, por i dëshiroj shumë fat, por jo kundër Parisit”, deklaroi Neymar para gazetarëve.

Neymar shpesh u cilësua si zëvëndësues i Ronaldos, por Reali i ka mohuar spekulimet për transferimin e tij. /Telegrafi/