Klubi anglez, Newcastle Unitedi synon ta fitojë garën dhe të nënshkruaj me yllin brazilian të Barcelonës, Philippe Coutinho, i cili është i huazuar te Aston Villa.
Aston Villa nënshkroi me Coutinhon në huazim nga Barcelona në afatit kalimtar të janarit.
Anglezët nga Birminghami kanë një marrëveshje për ta nënshkruar atë përgjithmonë për rreth 40 milionë euro në fund të huazimit.
Megjithatë, kjo marrëveshje do të varet gjithashtu nga marrja e pagave të plota nga klubi, pasi aktualisht një pjesë e pagës subvencionohet nga Barcelona.
Situatën e pagës së tij të lartë dhe çmimit të transferimit relativisht të lartë për një klub që nuk lufton për trofe, dëshirojnë ta shfrytëzojnë skuadrat tjera.
Sipas gazetës katalunase Sport, Newcastle është gati të rrëmbejë ofertën e Aston Villas për të nënshkruar përgjithmonë me Coutinhon këtë verë.
Newcastle, me pronarët e tyre të rinj nga Arabia Saudite nuk do ta kishte problem ta mbulonte pagën dhe çmimin e transferimit. /Telegrafi/