Telegrafi

Newcastle tenton transferimin e Robin Gosens, i ofron pagë tri herë më të lartë se sa fiton në Atalanta

Robin Gosens është jashtë fushave që nga muaji tetor, por ai vazhdon të ketë skuadra që e pëlqejnë.

Newcastle United është duke kërkuar me çdo kusht transferimin e mbrojtësit të majtë gjerman.

27-vjeçari është i lënduar dhe nuk rikthehet edhe një muaj, por ai vazhdon të jetë në krye të dëshirave të trajnerit Eddie Howe për krahun e majtë të mbrojtjes.

Sipas Sky Italia, skuadra angleze i ka bërë ofertë zyrtare lojtarit, duke i ofruar një kontratë prej tri viteve e gjysmë.

‘Laraskat’ i kanë ofruar pagë vjetore gjermanit prej 3,5 milionë eurove, pagë që është tri herë më e lartë se sa fiton tek Atalanta.

Ndërkohë për klubin italian po përgatitet një ofertë prej 30 milionë euro që ta lënë lojtarin të lirë të transferohet në St James Park. /Telegrafi/