Telegrafi

Newcastle synon transferimin e katër lojtarëve të Arsenalit këtë janar

Klubi anglez, Newcastle United synon transferimin e katër lojtarëve të Arsenalit për afatin kalimtar të këtij muaji.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Pierre-Emerick Aubameyang është profili më i lartë i Newcastle që po konsiderohet për t’u transferuar në janar.

Mikel Arteta ka zgjedhur të mos përzgjedhë sulmuesin e tij, i cili është lojtari më i paguar i klubit dhe një largim i tij këtë janar mund të dëshmohet si zgjidhja më e mirë për të dyja palët dhe Newcastle janë të etur për ta transferuar.

Aubameyang është njëri nga disa sulmuesit që mund të largohen nga Londra Veriore së bashku me sulmuesin tjetër, Eddie Nketiah.

Lexo po ashtu Arsenali duhet të pranojë ofertë të reduktuar për të shitur Aubameyangun

Sulmuesi ka refuzuar ofertën për një marrëveshje të re dhe do të jetë lojtar i lirë në verë.

Si rezultat, Arsenali mund të përpiqet të zvogëlojë humbjet e tyre me Newcastle gjithashtu të interesuar për anglezin.

Në mes të fushës, Newcastle mund të shikojë gjithashtu për të përfituar nga mungesa e minutave që i është dhënë egjiptianit Mohamed Elneny.

Elneny, si Aubameyang, do të udhëtojë në Afrikë këtë muaj, gjë që mund të komplikojë nënshkrimin e tij, por ai mbetet në radarin e Laraskave.

Rob Holding është ylli i katërt i Topçinjve që lidhet me një lëvizje në St James’ Park.

Ai është aktualisht në hierarki pas Ben White dhe Gabriel dhe kjo mund të jetë faktor në çdo vendim që ai merr për të ardhmen e tij. /Telegrafi/