Site icon Telegrafi

Newcastle përgatitet të mposht katër klubet e Ligës Premier me “ofertën kolosale” për Armando Brojën

Newcastle United po planifikon të mposht në garë katër klube të Ligës Premier me një ‘ofertë kolosale’ për të nënshkruar me  sulmuesin shqiptar nën pronësi të Chelseat, Armando Broja, i cili është i huazuar te Southamptoni.

‘Magpies’ kompletuan në afatin e janarit nënshkrimet me Chris Wood nga Burnley, Joe Willock nga Arsenali dhe Kieran Trippier nga Atletico Madridi.

Megjithatë, shpenzimet e Newcastle mund të mos jenë ende të përfunduara, me trajnerin Eddie Howe të prirur për të forcuar skuadrën e tij, sidomos në sulm, për të shmangur rënien nga Liga Premier.

Lexo po ashtu Southamptoni ka gati ofertën rekord të klubit për transferimin e Armando Brojës

Sipas mediave të shumta, sulmuesi shqiptar Armando Broja ka përfunduar në listën e dëshirave për Newcastle dhe trajnerin e tyre Howe.

Broja u huazua te skuadra holandeze Vitesse për një periudhë të suksesshme në sezonin 2020/21, me yllin e Chelseat që shënoi 11 herë në 34 paraqitje.

Sulmuesi 20-vjeçar shqiptar, i cili nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Chelsean në vitin 2020, po kalon kohë në huazim te Southampton për sezonin aktual dhe tashmë ka shënuar pesë herë në 18 paraqitje në Ligën Premier.

Southampton është i prirur të mbajë Brojën përtej përfundimit të periudhës së huazimit të tij, me shenjtorët që synojnë me një ofertë prej 25 milionë funtesh apo 30 milionë eurosh ta bëjnë lëvizjen e tij të përhershme.

Klubi i Ligës Premier përballet me konkurrencë të ashpër në garën për të nënshkruar me Brojën, pasi shqiptari pëlqehet edhe nga Wolves, Everton dhe Leeds Unted.

Lexo po ashtu Southampton i vendosur që ta blejë kartonin e Armando Brojës, por ka konkurrencë nga klubet e tjera angleze

Megjithatë, mediumi TuttoMercatoWeb pretendon se Newcastle dëshiron ta ‘djeg garën’ dhe ta rrëmbejë sulmuesin shqiptar me një ofertë të madhe prej 40 milionë eurosh.

Ndryshe, Broja është nën kontratë me Blutë deri në vitin 2026, por besohet se Blutë hezitojnë momentalisht të shesin yllin e kombëtaren shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version