Telegrafi

Newcastle përfshihet në garë për Eden Hazard

(Foto: Instagram/hazardeden_10)

Newcastle United i është bashkuar Aston Villas në garën për transferimin e futbollistit ofensiv të Real Madridit, Eden Hazard.

Sipas Fichajes, ish-ylli i Chelseat pritet të largohet në janar, ndërsa Liga Premier është ndër destinacionet potenciale.

Që nga transferimi në Santiago Bernabeu në vitin 2019, belgu ka pasur probleme të ndryshme, sidomos me lëndime, duke u shndërruar në një transferim i dështuar për Mbretërit.

(Foto: Instagram/hazardeden_10)

Kjo ka bërë që klubi spanjoll të kërkojë vazhdimisht skuadra të interesuara për shërbimet e tij, ndërsa në afatin e ardhshëm dimëror mund të ndodhë largimi i tij.

Newcastle e ka nisur për mrekulli sezonin në kampionatin anglez, ashtu që transferimi i Hazard do t’i shërbente në vazhdim të sezonit. /Telegrafi/