Telegrafi

Newcastle ka katër trajnerë në listën e ngushtë për të marrë drejtimin

Pronarët në ardhje të Newcastle United ende e kanë Mauricio Pochettino në krye të listës së ngushtë për të emëruar menaxher të skuadrës.

Klubi anglez është tash e disa muaj në diskutime për t’u shitur te konsorciumi i mbështetur nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite me në krye Mohammad bin Salman.

Sipas gazetës Sport, Newcastle ka përpiluar një listë të shkurtër prej katër emrash trajnerësh për të marr drejtimin e ekipit nga Steve Bruce, pasi klubi të shitet zyrtarisht.

Lexo po ashtu Newcastle duhet t'i paguajë Tottenhamit 12 milionë euro nëse dëshiron ta marrë Pochettinon si trajner

Pochettino është zgjedhja e tyre e parë, me argjentinasin në dispozicion për të marrë rolin menjëherë pasi u shkarkua nga Tottenham Hotspur në fillim të këtij sezoni.

Ish-trajneri i Laraskave, Rafa Benitez është gjithashtu në listën e ngushtë, pasi ndihet ende i adhuruar në St James Park.

Dy emrat tjerë në listë janë edhe ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dhe trajneri aktual i RB Leipzig, Julian Nagelsmann. /Telegrafi/