Site icon Telegrafi

Newcastle është favorit për transferimin e Lazaros

Interi po punon për të gjetur një klub të ri për Valentino Lazaro dhe Newcastle thuhet se janë në ‘pole-positon’, pasi RB Leipzig nuk janë të bindur.

Sipas Calciomercato.com, Lazaro do të preferonte një lëvizje në Bundesliga, por Leipzig nuk janë të bindur, sidomos tani pas arritjes së marrëveshjes me Dani Olmo.

Newcastle është e gatshme të paraqes ofertën e tyre për lojtarin dhe agjenti i ish-mbrojtësit të Hertha Berlin, Max Hagmayr, mund të udhëtojë në Angli për herë të dytë këtë javë.

Lexo po ashtu Interi pritet ta huazojë Lazaron në janar

Mediumi italian shton se tashmë ka një marrëveshje midis dy klubeve, një marrëveshje huazimi me një mundësi për të blerë në fund të sezonit.

Tani, mund të varet nga Lazaro, i cili siç duket e ka bërë të qartë se do të preferonte kalimin në Bundesliga nëse Leipzig do të tregonte interesin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version