Newcastle United është bërë skuadra më e pasur në botë, por ata vazhdojnë të kenë problem me formën në Ligën Premier.
‘Laraskat’ janë në zonën e rrezikshme dhe janë të detyruar të shpenzojnë shumë në janar në mënyrë që t’i shpëtojnë rënies nga elita e futbollit anglez.
Edin Dzeko është bërë objektivi kryesor i Newcastles për repartin ofensivë dhe klubi anglez do të tentojë transferimin e tij në janar.
Daily Mail ka raportuar se trajneri i Newcastles, Eddie Howe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transfeirmin e Dzekos, një futbollist me përvojë që garanton shumë gola dhe e njeh mirë kampionatin anglez.
35-vjeçari iu bashkua Interit në verë dhe ka shkëlqyer me fanellën e kampionit në fuqi të Italisë, pasi në 23 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar katër asistime.
Newcastle është gati të bëjë një ofertë prej 15 milionë euro për transferimin e Dzekos në St James Park. /Telegrafi/