Newcastle United pritet të fillojë revolucionin e tyre të madh qysh në afatin kalimtar të janarit, duke bërë disa transferime.
Fondi i Investimeve Publike të Katarit e bleu klubin nga Mike Ashley gjatë këtij muaji dhe tani po përgatiten që ta bëjë atë njërin ndër më të fuqishmit në botë.
Derisa po flitet se kush mund të jetë transferimi i tyre i parë i madh, Diario Sport raporton se The Magpies po interesohen për Ousmane Dembelen.
Që kur u transferuar nga Borussia Dortmundi, francezi ka vuajtur nga lëndimet te Barcelona dhe nuk ka arritur ta mbyll plotësisht një sezon.
Largimi i tij nga Camp Nou mund të ndodhë verën e vitit të ardhshëm, pasi në janar është një operacion më i vështirë.
Newcastles besohet se i janë lejuar mbi 200 milionë euro transferime, pa e thyer rregullin financiar. /Telegrafi/