Site icon Telegrafi

Newcastle i bashkohet garës për transferimin e Rudiger

Newcastle United i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger këtë verë.

Qendërmbrojtësi gjerman është lidhur me një kalim te gjigantët evropianë si, Paris Saint Germain, Real Madrid dhe Manchester United me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit.

29-vjeçari nuk e ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit në Stamford Bridge, por largimi i tij duket i mundshëm pasi ai nuk duket më afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re.

Lexo po ashtu Zbulohen pagat e lojtarëve të Chelseat, pas vendimit të Abramovich për ta shitur klubin

Magpies janë të gatshëm të luftojnë me disa nga klubet më të mëdha në botë për nënshkrimin e tij, sipas Daily Telegraph.

Nënshkrimi i Rudiger do të tregonte një deklaratë të vërtetë të qëllimit nga pronarët e rinj të Arabisë Saudite të Neëcastle.

Trajneri Eddie Howe u lejua të sillte lojtarë si Kieran Trippier, Chris Wood, Matt Targett, Bruno Guimaraes dhe Dan Burn gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Exit mobile version