New York Times ka publikuar pamje të reja, me të cilat pretendohet se tregojnë se si forcat ruse kanë vrarë të paktën tetë ukrainas të zënë rob gjatë 4 marsit në Bucha – jo larg Kievit.
Dëshmitarët ukrainas dhe videot e kamerave të sigurisë që i ka siguruar New York Times, tregojnë se parashutistët rusë kanë vrarë të paktën tetë burra ukrainas në periferi të Kievit – që po konsiderohen si krime lufte, transmeton Telegrafi.
Kjo është hera e fundit që këta burra janë parë gjallë – në dy video të ndryshme, parashutistët rusë i dërgojnë në kolonë duke ua drejtuar armën në kokë në një rrugë në Bucha. Disa prej të burgosurve ukrainas ecnin me duart e lidhura pas koke.
“Ec djathtas busht** ukrainase”, dëgjohet njëri prej ushtarëve rusë duke i urdhëruar.
Videoja që u filmua gjatë 4 marsit nga kamerat e sigurisë në një shtëpi aty pranë, New York Times ka arritur ta sigurojë këtë material, që është dëshmi se ata ishin burgosur dhe pas disa minutave janë vrarë.
Nga një kënd tjetër, civilët ukrainas qëndrojnë të shtrirë në tokë. Madje një ushtarë rus fillon t’i numëroj një nga një ukrainasit.
Sipas dëshmitarëve, pas përfundimit të videos që nuk e shfaq ekzekutimin, ushtarët rus kishin dërguar civilët në një ndërtesë që e kanë shndërruar përkohësisht në bazë ushtarake, nga ku janë dëgjuar të shtënat.
Prej asaj kohe civilët ukrainas kurrë nuk janë parë duke u rikthyer, në burgun ku po mbaheshin të mbyllur. /Telegrafi/
New evidence — including three videos obtained by The New York Times — shows how Russian paratroopers rounded up and executed at least eight Ukrainian men in Bucha on March 4, a likely war crime. https://t.co/EnA2q943Ds pic.twitter.com/BRMDeGo0u6
— The New York Times (@nytimes) May 19, 2022