Ndonëse në vjeshtë, prezantuesja e njohur shqiptare, Nevina Shtylla, është duke shijuar një ditë të ngrohtë në një nga bregdetet shqiptare.
Artistja, e cila numëron 410 mijë ndjekës në Instagram, së fundmi ka publikuar një imazh atraktiv në një palë bikini shumëngjyrëshe.
Moderatorja shqiptare vjen në formë të mahnitshme teksa tregon se plazhi bën edhe në muajin nëntor.
“Dëgjova që vazhdonte plazhi dhe në nëntor”, ka shkruar ajo.
Komplimentet ndërkohë nuk munguan krahas fotografisë nga ndjekësit dhe miqtë që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Nevina po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë dhe momentalisht është pjesë e emisionit “E diell”. /Telegrafi/