Site icon Telegrafi

Nevina Shtylla nxit spekulime se mund të ketë dasmë këtë vit

(Foto: Instagram/nevinashtylla)

Moderatorja Nevina Shtylla ka ngritur sërish polemika gjatë një emisioni televiziv në lidhje me temën e shumë komentuar nëse ajo do të bëje dasmë këtë vit.

Në një ndër episodet e programit ‘E Diell’, disa komente të moderatores nxitën reagimin e Ed Manushit.

Bukuroshja u mundua ta mbyllte bisedën duke u përgjigjur me të qeshur, transmeton Top Channel.

Lexo po ashtu Nevina Shtylla flet për fillimet e karrierës: Isha 15 vjeçe dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish

Në vijim bashkëbisedimi i tyre:

Nevina Shtylla: Ju lutem shumë mos m’i prekni më zarfet.

Ed Manushi: Thash t’i ruajmë këto që të ndajmë ftesa për vit të ri.

Nevina Shtylla: Mos kishe mendjen për ndonjë dasmë o ti.

Ed Manushi: Dasmë e përmendi vetë.

Nevina Shtylla: Jo timen jo (duke qeshur).


(Foto: Instagram/nevinashtylla)
Exit mobile version