Njëra prej femrave më të bukura të shoubizit shqiptar, Nevina Shtylla, ka qenë e ftuar në Pop Culture, ku ndër të tjera ka folur edhe për lidhjen e saj me të dashurin.
Teksa së bashku me Dojnën po komentonin shkrimet e portaleve në lidhje me marrëdhënien e saj, Nevila është shprehur me shaka se është e lidhur dhe është i njëjti djalë i dashuri i saj, nuk e ka ndërruar.
E pyetur se a është xheloz i dashuri i saj, Nevina ka thënë se nëse do të ishte, atëherë nuk do të ishte lidhur me të. Më tej, gjatë bisedës me nikoqiren, ajo ka treguar se kur e ka dhënë puthjen e parë, transmeton TCH.
“Kam qenë 16 vjeçe atëherë”, ka theksuar Nevina, moshë e cila përkon edhe me kohën kur ajo është shpallur ‘Miss Shqipëria’ në vitin 2010.
Ndryshe, pasi u shpall më e bukura e Shqipërisë, Nevina është futur në botën e televizionit dhe atë të aktrimit. Gjatë pjesëmarrjes në Pop Culture ka folur për karrierën e saj, marrëdhënien me të dashurin, por edhe me kolegët në punën.
Ajo ka folur edhe për xhelozinë mes femrave, duke thënë se ekziston, por ajo tregon se deri tani nuk i ka prishur punë. “Ka xhelozi, ndoshta jo e shprehur, por ka. Por kjo nuk më ka prishur punë. Mua për një projekt që nuk e kam marrë nuk ma ka fajin prezantuesja e projektit, por ndoshta ka qenë faji im ose produksioni ka bërë një zgjedhje tjetër. Problemi më parë duhet parë te vetja, para se te të tjerët”, ka thënë Nevina.
Komenti për lidhjen e saj: “Kemi një diferencë me të dashurin. Nuk do të përputhesha me një partner me të njëjtën moshë. Nuk është xheloz, nëse nuk do të ishte nuk do të ishim bashkë kaq gjatë. Jemi larg vendosjes së unazave. Jemi mirë me njëri-tjetrin dhe kaq, nuk është unaza ajo që i vë kapakun”.