Telegrafi

Nevina nuk është kundër pasjes së një eksperience para një lidhjeje serioze

Nevina Shtylla (Foto: Instagram/nevinashtylla)

“A do të jetonit me një partner gjithë jetën”, ishte tema në emisionin e kësaj fundjave të rubrikës “Trotuar” në “E Diell”.

Në lidhje me temën, Nevina Shtylla është shprehur se të pasur një partner gjatë gjithë jetës, ajo e percepton një martesë dhe ajo është pro martesës.

Mirëpo, siç transmeton Top Channel, bukuroshja nuk u shpreh kundër që vajzat të kenë eksperienca të tjera para këtij hapi të rëndësishëm.

(Foto: Instagram/nevinashtylla)

“Nëse flasim për një partner gjatë gjithë jetës, unë e perceptoj në një martesë, sepse jam pro martesës”.

Lexo po ashtu Nevina Shtylla e pranon se është në një lidhje dashurie

“Mendoj që është e shëndetshme që njeriu ta njohë jetën në radhë të parë dhe gjatë jetës së tij, sidomos në moshë të re të ketë një eksperiencë, sepse është ende tabu që një vajzë të njihet më shumë se me një djalë gjatë historisë së saj”, citohet të ketë thënë Nevina.