Site icon Telegrafi

Neville e quajti të turpshme paraqitjen e Arsenalit, Wenger i thotë ta kujtojë kohën kur ka luajtur vet

(Foto: Getty Images)

Arsene Wenger ka reaguar ndaj kritikëve të Arsenalit pas humbjes nga Manchester City duke thënë se as ish-futbollistët e dikurshëm nuk kanë luajtur gjithmonë me 200 për qind të potencialit të tyre.

Topçinjtë pësuan me rezultat 3-0 në finalen e EFL Cup nga të zgjedhurit e Pep Guardiolas, kurse golat i shënuan Sergio Aguero, David Silva dhe Vincent Kompany.

(Foto: Getty Images)

Derisa ishte duke e komentuar ndeshjen për SkySports, ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Gary Neville, i kritikoi futbollistët Aaron Ramsey, Granit Xhaka dhe Mesut Ozil, ndërsa paraqitjen e ekipin të Wenger e quajti si të turpshme.

Megjithatë, trajneri i Arsenalit ka refuzuar t’i kritikojë lojtarët e tij, ndërsa ka thënë se ekspertët e futbollit duket se kanë harruar se çfarë kanë bërë gjatë karrierave të tyre kur akoma luanin.

(Foto: Getty Images)
Lexo po ashtu Man City fiton trofeun e parë sezonal, triumfon ndaj Arsenalit në finalen e Carabao Cup (Video)

“Kur humb një ndeshje në atë mënyrë, atëherë gjithçka vihet në pikëpyetje. Personazhet televizive, kur nuk fiton një ndeshje, të kritikojnë”.

“Luajtëm ndaj një ekipi të mirë, nuk mund të thuash se ishte një ekip mesatar. Ata po e dominojnë Ligën Premier”.

(Foto: Getty Images)

“Disa prej tyre (ekspertët) kanë qenë lojtarë dhe i njoh. As ata për vete nuk kanë dhënë gjithmonë 200 për qind kur kanë luajtur”, ka thënë Wenger në deklaratën e tij.

Arsenali do të luajë sërish kundër Manchester Cityt në kuadër të Ligës Premier dhe Topçinjtë duhet të fitojnë për t’i mbajtur gjallë shpresat për pozitën e katërt në tabelë.

Më pas, Wenger dhe lojtarët e tij do të mendojnë për ndeshjet kundër Milanit në Europa League, pasi luajnë ndaj Rossonerëve në të tetën e finales. /Telegrafi/

Exit mobile version