Telegrafi

Neuer i pikëlluar që nuk do të mund të luajë në pjesën e mbetur të sezonit

Manuel Neuer (Getty Images)

Tashmë është konfirmuar se portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, nuk mund të luajë në pjesën e mbetur të sezonit.

Gardiani gjerman e ka thyer këmbën e majtë gjatë ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit që u zhvillua të martën mbrëma.

Lexo po ashtu Neuer dëmtohet rëndë, humb sezonin e mbetur?

31-vjeçari u dëmtua gjatë golit të tretë të Cristiano Ronaldos, ashtu që nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës në ndeshjet e mbetura.

“Jam i pikëlluar që nuk do të jem në gjendje të luaj për skuadrën në pjesën finale të sezonit. Tash po fokusohem që të shërohem plotësisht sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Neuer për faqen zyrtare të bavarezëve.

Ish-portieri i Stuttgartit, Sven Ulreich, pritet ta zë vendin e tij në pjesën e mbetur të sezonit.

Bayerni u eliminua nga Liga e Kampionëve, mirëpo është afër që ta fitojë titullin e pestë radhazi në Bundesliga. /Telegrafi/