Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar që të shkatërrohen shtëpitë e sulmuesve të Hamasit, pasi dyshja sot kryen një sulm masiv në Jerusalem.
“Kryeministri Netanyahu urdhëroi që shtëpitë e dy terroristëve që kryen sulmin e sotëm në Jerusalem të prishen, të arrestohen edhe ata që i mbështetën”, shkruan në një deklaratë.
Shkatërrimi i shtëpive të terroristëve është një dënim i zakonshëm i autoriteteve izraelite – i praktikuar në territoret palestineze që nga Lufta Gjashtë Ditore në vitin 1967, raporton skynews.
Hamasi lavdëroi krahun ushtarak, Brigadat Al Qassam, për atë që e quajti “operacionin heroik të Jerusalemit” pas të shtënave, të cilat vranë tre persona dhe shkaktuan vdekjen e sulmuesve.
Ai gjithashtu i emëroi sulmuesit si Murad Muhammad Nimr, 38 vjeç dhe Ibrahim Muhammad Nimr, 30 vjeç.
Shtëpitë e tyre familjare, të cilat tani do të shkatërrohen, besohet të jenë në Sur Baher – fshat palestinez në periferi të Jerusalemit Lindor. /Telegrafi/