Telegrafi

Netanyahu i thotë Bidenit se Izraeli “po shmang civilët”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka folur në telefon me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, duke i thënë se Izraeli “po bën gjithçka për të mos dëmtuar civilë të pafajshëm”.

Thirrja pasoi një sulmi ajror izraelit që shkatërroi një ndërtesë që strehonte mediat ndërkombëtare në Rripin e Gazës, raporton bbc.

Lexo po ashtu Izraeli shemb ndërtesën e mediave në Gaza, Aljazeera dhe AP mbesin pa zyre pune

Zyra e Netanyahut theksoi se ndërtesa ishte “streh e terroristëve” dhe se okupatorëve iu dha kohë për t’u evakuuar.

Netanyahu gjithashtu falënderoi Bidenin për “mbështetjen e palëkundur” të SHBA-së për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

Lexo po ashtu Ushtria izraelite telefonon kujdestarin e banesës: Do ju bombardojmë, sa kohë ju duhet të ikni?

Biden më herët kishte një telefonatë me udhëheqësin palestinez, Mahmoud Abbas, ku zëdhënësi i liderit palestinez ka pohuar se biseda ishte “e rëndësishme”. /Telegrafi/