Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar të aneksojë vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor, duke përfshirë edhe atë në qendrën e qytetit më të madh palestinez, nëse rizgjidhet pas zgjedhjeve parlamentare këtë vit.
Netanyahu i tha radios ushtarake izraelite sot se ai planifikon të aneksojë “të gjitha vendbanimet” në Bregun Perëndimor.
I pyetur nëse kjo përfshin një enklavë të mbrojtur nga disa qindra banorë hebrenj në qytetin e ndarë të Hebronit, një skenë e shpeshtë konflikti midis dy kombeve, ai u përgjigj: “Sigurisht”.
Netanyahu tani po lufton për mbijetesë politike. Ai premtoi shumë para zgjedhjeve në një përpjekje për të marrë mbështetjen e nacionalistëve.
Ai premtoi të aneksojë Luginën Jordan, e cila përbën gati 30 për qind të Bregut Perëndimor të okupuar.
Kritikët thonë se në rast të premtimeve të tilla, çdo shpresë e mbetur e palestinezëve për krijimin e një shteti të pavarur do të eliminohet. /kp/Telegrafi/