Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një video adresim ka thënë se Izraeli ka vrarë “njeriun numër katër” të Hamasit, me gjasë duke iu referuar përfaqësuesit politik të grupit militant Sale alArouri, derisa është zotuar se ushtria izraelite së shpejti do të neutralizojë eprorët e tjerë të lartë të Hamasit.
Këto komente vijnë në kohën kur Izraeli po heton fatin e njeriut numër tre të Hamasit, Marëan Issa, zëvendës-drejtorin e krahut ushtarak të Hamasit, i cili ishte cak i sulmeve të shënjestruara gjatë sulmit ajror të së dielës, transmeton Telegrafi.
“Jemi drejt fitores totale. Drejt kësaj fitore, ne tashmë kemi eliminuar njeriun numër katër të Hamasit. Tre, dy dhe një pritet të eliminohen”, tha Netanyahu.
“Të gjithë janë njerëz të vdekur, do t’i eliminojmë të gjithë”, shtoi kryeministri izraelit.
Në anën tjetër, Al-Arouri është vrarë në një sulm ajror në Bejrut në fillim të janarit, pavarësisht se Izraeli asnjëherë zyrtarisht nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /Telegrafi/