Site icon Telegrafi

Netanyahu: Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza

Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza ose nuk do të lirojë mijëra të burgosur palestinezë të sigurisë, ka thënë Benjamin Netanyahu.

Duke komentuar raportet për disa kushte për një marrëveshje të mundshme armëpushimi me Hamasin, kryeministri izraelit theksoi se Izraeli duhet të arrijë qëllimet e tij, shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.

Në komentet e transmetuara nga TV izraelit, Netanyahu përsëriti retorikën e tij të zakonshme për operacionin e Izraelit në Gaza.

Lexo po ashtu Zhvillim interesant nga Britania e Madhe – Cameron thotë se po e konsiderojnë njohjen e shtetit të Palestinës

“Ne nuk do ta përfundojmë këtë luftë pa arritur të gjitha objektivat e saj”.

“Kjo do të thotë të eliminojmë Hamasin, të kthejmë të gjithë pengjet dhe të sigurohemi që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin”. /Telegrafi/

Exit mobile version