Site icon Telegrafi

Netanyahu bën një paralajmërim të frikshëm për Amerikën dhe Evropën, nëse Izraeli dështon të mposht Hamasin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri një paralajmërim të frikshëm për Amerikën se mund të jetë “e radhës” nëse ushtria izraelite (IDF) nuk e shkatërron Hamasin.

Sipas Fox News, përcjell Telegrafi, ai theksoi se “ne duhet të fitojmë jo vetëm për ne, por për hir të Lindjes së Mesme, për hir të fqinjëve tanë arabë”.

“E dini çfarë, për hir të banorëve të Gazës që janë mbajtur nga kjo tirani e errët që ka brutalizuar dhe nuk u solli atyre asgjë përveç gjakderdhjes, varfërisë dhe mjerimit”, citohet të ketë thënë Netanyahu të hënën.

Veç kësaj, ai mendon se “ne duhet të fitojmë për të mbrojtur Izraelin. Ne duhet të fitojmë për të mbrojtur Lindjen e Mesme. Ne duhet të fitojmë për hir të botës së qytetëruar. Kjo është beteja që po luftojmë dhe po zhvillohet tani. Nuk ka asnjë zëvendësim për atë fitore”.

Lexo po ashtu Kryeministri britanik vjen me atë që BBC e quan "mesazhi më i ashpër" për Izraelin

Por ai nuk është ndalur me kaq.

“Nëse nuk fitojmë tani, atëherë Evropa është e radhës dhe ju jeni të radhës. Dhe ne duhet të fitojmë”, shtoi ai më vonë.

“… Çdo amerikan, çdo vend i civilizuar do të jetë nën rrezik. Ne duhet të fitojmë. Nuk ka asnjë zëvendësim për fitoren. Fitore totale”.

Netanyahu përsëriti se presidenti Joe Biden dhe administrata e tij kanë qenë “shumë mbështetëse” për Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit dhe përmendi respektimin e kërkesave për sigurimin e një korridori të sigurt për civilët palestinezë që të largohen nga Gaza dhe për dërgimin e ndihmave humanitare.

Por ai përsëriti gjithashtu zotimin e tij kundër një armëpushimi pa lirimin e pengjeve, duke e quajtur atë një “dorëzim ndaj Hamasit” nëse robërit izraelitë nuk kthehen të sigurt. /Telegrafi/

Exit mobile version