Telegrafi

Nesta zbulon dy skuadrat e mëdha që kishte refuzuar për Milanin

Ish-mbrojtësi italian, Alessandro Nesta është kthyer për të folur për karrierën e tij.

Ai iu bashkua Milanit në vitin 2002 nga skuadra e kryeqytetit italian Lazio për një shumë prej 30 milionë euro.

Por Nesta ka zbuluar edhe dy skuadrat e mëdha evropiane që kishte refuzuar për Milanin.

41-vjeçari i kishte thënë ‘Jo’, gjigantit spanjoll Real Madrid dhe atij italian Juventus për Milanin.

“Kam refuzuar Real Madridin dhe Juventusin, por dua ta falënderoj zotin që bëri të mundur të luaja për Milanin”, ka deklaruar Nesta.

Nesta gjatë karrierës së tij ka luajtur për Lazion, Milanin, Montreal Impact dhe skuadrën nga India Chennaiyin. /Telegrafi/