Telegrafi

Nesta i ‘përulet’ Maldinit për punën e bërë te Milani – një respekt i madh mes dy legjendave të Rossonerëve

Milani është një fitore apo një barazim larg titullit në Serie A, derisa ndeshjen e fundit e luan ndaj Sassuolos.

Rossonerët kanë pritur më shumë se 11 vite që të rikthejnë Scudetton në San Siro dhe ata tani po e bëjnë në mënyrë magjike.

Ky sukses duket se më shumë i atribuohet Paolo Maldinit, që ka bërë një punë të madhe në klub si drejtor teknik.

Lexo po ashtu Bëhet viral momenti kur Ibrahimovic thyen xhamin e autobusit me duar

Në ndeshjen ndaj Atalantës në fundjavën që shkoi ishin të shumta legjendat e Milanit që erdhën për ta mbështetur këtë skuadër, që në fund triumfoi 2-0.

Në tribunë ka qenë edhe mbrojtësi legjendar Alessandro Nesta, i cili ka dhënë një deklaratë për mediat italiane para ndeshjes. Por gjatë deklaratës ai ka mbetur i befasuar nga ish-shokët e skuadrës. Fillimisht Ambrosini erdhi për t’i dhënë përshëndetjen Nestas dhe më pas u shfaq Paolo Maldini me të cilin Nesta ishte një tandem fantastik.

Edhe pse të dy kanë kohë që kanë dalë në pension, duket qartë se çfarë respekti ka ende Nesta për Maldinin. Ai ka nisur t’i “përulet” pas përshëndetjes, çka tregon më së miri se çfarë mendon ai për ish-shokun e skuadrës. Një lëvizje e tillë gëzoi publikun italian, që vlerësoi Nestën dhe tha se të gjithë lojtarët e rinj duhet të shikojnë videon për të mësuar se si të respektojnë shokët e skuadrës. /Telegrafi/