Site icon Telegrafi

Nesër në gjykatore trajtohet rasti i vrasjes së vëllezërve Berisha

Tre anëtaret e familjes Panxha të cilët u arrestuan dje lidhur me vrasjen e dy vëllezërve, do paraqiten të hënën në Gjykatën e Pejës.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com zyrtarë të Gjykatës Themelore të Pejës. Sipas tyre, seanca për paraburgim pritet të mbahet në orët e paradites në këtë gjykatë, ku pritet edhe të zbardhen rrethana të reja për motivet e ngjarjes tragjike në Kosuriq të Pejës.

Arsim e Ramiz Berisha u vranë mëngjesin e së shtunës në rrethana ende të paqarta, gjatë kohës kur po prenin dru. Gjatë së shtunës policia arrestoi tre anëtarë të familjes Panxha, bashkëfshatarë të viktimave të cilët po vazhdojnë të mbahen në arrest.

Familja Panxha mohoj çdo mundësi që djemtë e saj të kenë gisht në këtë ngjarje.

Lexo po ashtu Vrasja e dyfishtë në Kosuriq: Familja Berisha mbeti pa asnjë mashkull, familjarët e tre të dyshuarve thonë se s’kanë pasë probleme me të vrarët (Video)
Lexo po ashtu Flasin të afërmit e vëllezërve Berisha: U vranë në mal, ku shkuan për dru (Video)
Lexo po ashtu Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Berisha në Pejë
Lexo po ashtu Familjes Berisha iu vranë pesë burrat e shtëpisë
Lexo po ashtu Mësohen emrat e vëllezërve të vrarë
Lexo po ashtu Familjarët e të arrestuarve, për vrasjen në Pejë: Me familjen e te vrarëve kemi miqësi (Video)
Exit mobile version