Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se për shkak të gjendjes së krijuar të jashtëzakonshme lidhur me vërshimet, nesër më 12 gusht në periudhën prej orës 5 deri në orën 9 do të realizohet dezinsektim ajror kundër mushkonjave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit të Qytetit të Shkupit, dezinsektimi do të bëhet në zonat e prekura nga vërshimet, respektivisht nga Buteli deri në Ilinden, Haraçinë, Çento, Stajkovcë, Straçincë, Crshovë, Inxhikovë, Viniçe, Smilkovcë dhe vendet tjera të banuara të përfshira nga vërshimet.
Njëkohësisht njoftohen bletarët ti ndërmarrin të gjithë masat e duhura për mbrojtjen e bletëve./Telegrafi/