Site icon Telegrafi

Nesër shpërblimet për Majlindën dhe Dritonin

Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka do të shpërblehen nesër nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për suksesin e arritur në Rio 2016, ku u stolisën me medaljen e artë në xhudo.

Lajmin e ka dhënë vetë kjo ministri me anë të një komunikate.

“Nesër (19.08.2016), ora 10:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka”.

“Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi, merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro”, shkruan në njoftimin e MRKS-së.

Exit mobile version