Telegrafi

Nesër seanca e Kuvendit, kryeministri në interpelancë për heqjen e reciprocitetit

Nesër do të vazhdoj mbajtja e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ku ndër të tjera në rend dite do të jetë edhe interpelanca me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, të cilën e ka thirrur Lëvizja Vetëvendosje, në lidhje me heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Republikës së Serbisë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Kuvendi i Kosovës, meqë rast është njoftuar po ashtu se për pikat e rendit të ditës që do të diskutohen.

Sipas njoftimin, me fillimin nga ora 10:00 në Kuvend do të ketë seance më këtë rend dite:

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Ndërsa, në ora 11:00, siç njofton Kuvendi në seancë do të jetë ky rend dite:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit/eve nga seancat e mëparshme,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Propozimi i GP Nisma Socialdemokrate për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,

Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z, Avdullah Hoti,

Raportim i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debat parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar në fillim të qershorit se ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për thirrjen e kryeministrit Hoti në interpelancë, lidhur me tërheqjen e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë.

Lexo po ashtu Vetëvendosje thërret Kryeministrin në interpelancë për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

Reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë.  Kështu thuhet në njoftimin për medie të LVV-së, ku ndër të tjera theksohet se “Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror”. /Telegrafi/