Site icon Telegrafi

Nesër në mesnatë publikon këngën e re me Don Xhonin, Butrint Imeri: Shumë i lumtur që po e përmbyllim vitin me këtë projekt madhështor

Butrint Imeri dhe Don Xhoni do ta përmbyllin vitin 2021 me një projekt të përbashkët.

Ata kanë njoftuar këngën e fundit për sivjet të titulluar “Corazon” që do të lansohet nesër në mesnatë (e enjte).

Ndërkohë që ka dhënë detaje të reja rreth këtij projekti, Imeri thekson se është i lumtur dhe se e falënderon Zotin për gjithçka.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

“Shumë i lumtur që po e përmbyllim vitin me këtë super projekt madhështor”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Faleminderit Zotit për gjithçka. Shihemi nesër 23:59”, vazhdon më tej krijuesi i hitit “Dujem”.

Butrint Imeri dhe Don Xhoni (Foto: Instagram)

Butrinti dhe Don Xhoni sivjet kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të viteve që sollën.

Ata po ashtu ishin shumë prezentë edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme. /Telegrafi/

Butrint Imeri dhe Don Xhoni (Foto: Instagram)
Exit mobile version